GNSS AlbaniaMeshyAndI

MeshyAndI Desktop Fletë teknike

2.7 · Windows x64 · Rev 1.0 · 2026-10-24

PDFEnglish

1. Përmbledhje e produktit

MeshyAndI Desktop përpunon skanimet dhe paketat RGB-D në Windows. Bashkon analizën e point cloud-it, CAD-in, fotogrametrinë lokale dhe propozimet AI në një projekt të ruajtshëm. Origjinali dhe rezultatet e përpunuara mbahen të dallueshme.

KarakteristikaSpecifikimi
PlatformaWindows x64; paketa përfshin runtime-in. Python i instaluar veçmas nuk kërkohet.
BurimetPLY; ZIP/dosje skanimi me RGB-D dhe trajektore; DXF; fotografi; pika kontrolli.
AnalizaDistancë, poligon, profil, prerje, sipërfaqe 2.5D dhe volum ndaj reference.
CADShtresa, polivija/poligone, redaktim XYZ, emra, slice, konture dhe breaklines 3D.
FotogrametriaODM 3.6.2 lokal në paketë; lidhje me WebODM; regjistrim modeli dhe kontroll kamerash.
AIUperNet/Swin-tiny lokal në CPU; kategori, maska dhe propozime gjeometrike për kontroll.
ProjektiSkedar .meshy dhe assets; bruto, derivat, CAD, fotografi dhe raporte sipas burimit.
LicencaAktivizim online sipas pajisjes; përdorim offline kur licenca është e vlefshme.

Dokumentacioni mbulon paketën publike 2.7. Etiketat e butonave ruhen sipas kësaj ndërfaqeje; dokumentet ofrohen në Shqip dhe Anglisht.

2. Formate dhe kërkesa

DaljaPërdorimi
PLY / PTSPoint cloud. PTS për import dhe indeksim në Autodesk ReCap; nuk krijon drejtpërdrejt RCP/RCS.
DXF / PDFCAD i dukshëm në metra; PDF plan/seksion vektorial A3 me shkallë. Nuk është fotografi e point cloud-it.
OBJ / CSV / JSONSipërfaqe, matje dhe raporte sipas funksionit.
.meshy dhe assetsProjekt i rihapshëm. Mbaj skedarin dhe dosjen assets bashkë me burimet e jashtme që referohen.

Shpaketo të gjithë ZIP-in, jo vetëm EXE-në. Mbaj engines/ODM dhe engines/AI pranë aplikacionit. Përpunimi lokal i fotove nuk kërkon login në WebODM. WebODM i paketuar si burim/nisës kërkon Docker Desktop me Linux containers dhe shkarkim fillestar të imazheve; Docker nuk përfshihet.

Lexuesi PLY kufizohet në 10 milionë pika dhe 800 MB për skedar. Pamja e plotë mund të ngadalësohet; pamja e lehtë dhe reduktimi janë veprime të ndryshme. RAM-i, koha dhe hapësira për përpunim varen nga numri i fotove, cilësia dhe modeli. Mbaj hapësirë për bruto, rezultatet dhe kopjet rezervë.

Kufijtë e modelit

AI jep propozime, jo vërtetim topografik. Surface/volumi janë 2.5D dhe nuk plotësojnë boshllëqet. Breaklines 3D ruhen në CAD por nuk imponohen në triangulimin e surface të Desktop 2.7. PLY i vetëm nuk rikrijon fotografi, thellësi ose kalibrim të paregjistruar.

DXF konvertohet në gjeometri të mbështetur; kurbat mund të afrohen me segmente. Nuk ruhet e gjithë semantika origjinale CAD. Shkalla, akset, CRS dhe regjistrimi duhen kontrolluar në çdo transferim.