GNSS AlbaniaMeshyAndI

TS GNSS Alb Fletë teknike

4.0 build 484 · Android · Rev 1.0 · 2026-10-24

PDFEnglish

1. Përmbledhje e produktit

TS GNSS Alb është aplikacion Android për punë topografike me GNSS dhe stacion total. Organizon projektin, sistemin koordinativ, lidhjen me instrumentin, matjet, piketimin, CAD-in dhe shkëmbimin e të dhënave. Përfshin MeshyAndI për skanim dhe matje lokale me kamerë.

FushaFunksionet
Platforma dhe gjuhëtAndroid 8.0+; Shqip / English; ndërfaqe telefoni dhe tableti.
KomunikimiBluetooth, USB/serial dhe TCP/Wi-Fi sipas profilit dhe pajisjes; NTRIP për korrigjime.
GNSSMatje pikash, kode, Auto Survey, Control Point, Base/Rover dhe status i zgjidhjes.
Stacion totalStacion i njohur dhe orientim, resection, HA/VA/SD/XYZ, EDM/prizëm dhe funksione sipas capability.
PiketimiPikë, vijë, hark, CAD dhe mjete rrugore/sipërfaqesh sipas të dhënave të projektit.
GjeometriaCRS/EPSG, sistem vertikal, CAD/layers, DTM/TIN, breaklines dhe cut/fill.
PositionLlogari Web/CORS, Auto Sync, projekte online, histori dhe rikthim sipas të drejtave.
KameraMeshyAndI 0.23: skanim, planimetri 2D, Scatch 3D dhe raportim.

Një model në katalog nuk garanton mbështetjen e çdo komande ose firmware-i. Kontrollo profilin, transportin dhe provën në instrument përpara punës.

2. Shkëmbimi dhe kushtet e punës

ElementiSpecifikimi praktik
Import / ExportCSV, TXT, DXF, XML/LandXML dhe RXL, sipas entiteteve që mbështet formati.
DWGHapje me aplikacion CAD të jashtëm; për shtresë të brendshme përdor DXF.
Kopje rezervëZIP i punës: pika, kuota, CAD/layers, matje, piketime, kalibrim dhe histori.
Rrugë dhe DTMRrugë me bosht, profil dhe seksione; DTM nga E/N/Z me kufi, vrima dhe breaklines; raporte CSV.
LicencimiAktivizim online sipas pajisjes, kontroll i vlefshmërisë dhe import licence të autorizuar.

Përpara matjes

Kërkohen projekt me CRS të saktë, njësi dhe referencë kuote të përcaktuara, profil instrumenti dhe lartësi antene/prizmi të verifikuara. NTRIP dhe Position kërkojnë internet kur përdoren. Korrigjimet me radio dhe lidhjet lokale varen nga pajisja dhe konfigurimi.

Moduli MeshyAndI kërkon telefon të mbështetur nga ARCore. Koordinatat e tij lokale nuk bëhen koordinata të projektit vetëm sepse moduli hapet brenda TS GNSS. Të dhënat RTK shoqëruese kërkojnë lidhje dhe kontroll gjeometrik.

Kufijtë e interpretimit

Saktësia varet nga instrumenti, korrigjimet, gjeometria e observimeve dhe konfigurimi. FIX, RMS ose numri i shifrave nuk zëvendësojnë kontrollin në pika të njohura. IMU, funksionet robotike dhe kamera e instrumentit varen nga modeli. Menutë e avancuara nuk nënkuptojnë se çdo funksion i çdo prodhuesi është implementuar.

Mbështetje: info@gnss.al · +355 67 466 3188. Shkarkimet dhe dokumentet aktuale: position.gnss.al/downloads.html dhe position.gnss.al/documentation.html. Kur kërkon ndihmë, jep produktin, versionin, modelin e pajisjes dhe hapat që shkaktojnë problemin. Mos dërgo fjalëkalime ose kode licence në pamjet e ekranit.